Hidromorava

Kjo është shifra që ka humbur Serbia në 14 muajt e taksës nga Kosova

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Serbia ka humbur rreth 461 milionë euro në vlerë të mallrave në 14 muaj nga vendosja e taksës nga Kosova.

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka deklaruar se dëmet për Serbinë, nga vendosja e taksës nga Kosova, 14 muaj më parë, kanë arritur shifrën prej 461 milionë euro duke shtuar se në Kosovë në bazë ditore hyjnë mallra me 1 milion euro më pak vlerë.

Ljajiq për “RTS” ka thënë se pasojat se vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe e kanë shfrytëzuar shtete të tjera të rajonit që në Kosovë kanë plasuar mallin e tyre duke e shtuar prodhimin, transmeton lajmi.net.

UBT

Ai ka theksuar se do të jetë e vështirë nëse Prishtina heq taksën dhe vazhdon me disa masa të tjera, të ashtuquajtura si reciprocitet dhe që në fatura të shkruhet Republika e Kosovës sepse sipas tij do të ketë prodhues që nuk do të pranojnë ta nënshkruajnë si të tillë mallin e tyre dhe “vështirë se pikat tona kufitare do të lejojnë daljen e një malli të tillë nga Serbia”.

Ljajiq ka thënë se Serbia është e gatshme për heqjen e të gjitha barrierave dhe kërkon tregti të lirë duke lavdëruar marrëveshjet për trafikun hekurudhor dhe ajror por insistoi se rreth heqjes së taksës nuk është duke u shënuar përparim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.