FIDANISHTJA

Kjo është mrekullia që bëjnë specat e kuq të djegës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Do të kënaqen me këtë lajm ata që i dashurojnë specat djegës. Vërtetohet se specat e kuq djegës jo vetëm që ndihmojnë në dobësim, por i bëjnë mirë zemrës.

Kjo dhe sikur ta konsumoni vetëm një herë në muaj. Në një studim rezultoi se konsumimi 1 herë në muaj i specit djegës ul me 13% vdekjen në përgjithësi dhe në veçanti sa i përket sëmundjes iktus dhe atyre të zemrës.

Në këto përfundime ka arritur kërkimi i ‘Plos One’ i realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Vermontit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga një kërkim tjetër i ngjashëm në Kinë, ku morën pjesë rreth 500 mijë persona u arrit në përfundimin se rreziku për vdekjen ulet me 14% nëse konsumon erëza djegëse.

Studimi në 16 mijë persona Kërkimi është bërë në bazë të të dhënave të mbledhura nga vrojtimi që ka bërë National Health and Nutritional Examination Survey (NHANES) III’. Në këtë studim u intervistuan 16 mijë qytetarë amerikanë të moshës nga 18 vjeç në vitet 1988 e 1996, dhe më pas i monitoroi këta persona në 18 vitet e ardhshme.

Mobi Casa

Në këtë mënyrë kanë arritur në përfundimin që vdekshmëria e përgjithshme e personave që konsumonin specat e kuq djegës ishte në 21.6%, krahasuar me 33.6% ndaj atyre që nuk i konsumonin.

Madje freskia dhe rinia dukej se ishte stampuar në fytyrën e atyre që kishin përdorur rregullisht specat e kuq djegës. Të mirat dhe avantazhet e specit djegës Cilat janë përfitimet që marrim nga ngrënia e specit djegës?

Meritën kryesore për të mirat që na jep speci djegës e ka komponenti i saj kryesor capsaicina që jep shijen djegëse dhe që të ndihmon të humbasësh peshë dhe duke i dhënë më shumë shpejtësi metabolizmit është në gjendje edhe të rregullojë rrjedhjen koronare të gjakut .Jo vetëm kaq por speci i kuq djegës përmban edhe element antibakterial që mund të ndikojnë indirekt në pjesën e zorrëve.

Ai përmban edhe substance të ushqyeshme si vitamina B C e pro vitaminën A që ka një funksion mbrojtës. Të gjitha këto karakteristika do të ndikojnë që ngrënësit e specit të kuq të jetojnë edhe më gjatë. “Në bazë të studimeve tona mund të arrijmë në rezultatin që spec ii kuq ose ushqimi pikant të jetë pjesë e rekomandimeve për dieta”, u shpreh Chopan, koordinator i studimit. Por të njëjtët kërkues thonë se duhet studime më të thella për dalë në përfundimin se speci i kuq djegës zgjat jetën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.