RCCOLA

Kjo është mbështetja e fuqishme e të rinjve të Livoçit të Poshtëm për Lutën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Të rinjtë e Livoçit të Poshtëm i kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme Lutfi Hazirit, në garën e 17 tetorit, në takimin e formatit të bashkëbisedimit ku mori pjesë edhe kandidati për Asamble, Atdhe Murtezi.

Në emër të të rinjve atje ka folur Shkëlqim Ramadani, i cili ka falënderuar Hazirin që me investimet infrastrukturore e integroi Livoçin me pjesën urbane.

Mobi Casa

“Mbështetja e të rinjve kudo, e veçanërisht në Livoç të Poshtëm më bën krenar. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë në anën tjetër kryetari, Lutfi Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan