United Hospital

Kjo është këshilla që Bill Gates do t’ua jepte 19-vjeçarëve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Si njeriu më i pasur në botë, Bill Gates nuk është i huaj për suksesin.Kështu që kur miliarderi i teknologjisë ofron një këshillë, është mirë që ta dëgjoni.

Themeluesi i Microsoft dhe bashkë-kryetari i Fondacionit “Bill & Melinda Gates” organizoi një “AMA”, ose një seancë “më pyesni për çdo gjë”, në Reddit, gjatë të cilit një pjesëmarrës e pyeti: “Nëse Bill Gates mund t’i jepte disa këshilla 19-vjeçarëve, cilat do të ishin?

United Hospital

Ja se çfarë kishte për të thënë Gates:“Unë do të thoja se zgjuarsia nuk është i vetmi dimension i rëndësishëm aq sa mendoja kur isha 19 vjeç. Ju duhet të eksploroni dhe ndryshoni botën përpara se të shkoni në të dyzetat tuaja. Unë nuk isha shumë social atëherë, por nuk mendoj se ka ndonjë këshillë që mund ta rregullojë këtë – ndoshta thjesht duhet të rritesha…”Me pak fjalë: Inteligjenca nuk është një dimension i vetëm – dhe ajo nuk është përbërësi i vetëm i nevojshëm për sukses.

Kjo nuk është hera e vetme që Gates ka dhënë këshilla për të rinjtë 19 vjeçarë apo të moshave të ndryshme. Një nga këshillat e tij më të mira të urtësisë vjen nga miku dhe shoku i tij miliarder, Warren Buffett: Thjeshtësojini gjërat.Në një intervistë për CNBC në vitin 2009, Gates tha:“Ju mund të shikoni në kalendarin e tij, kjo është shumë e thjeshtë. Ju mund të flisni me të për një çështje, për të cilën ai mendon se një biznes është tërheqës dhe ai di fare pak numra dhe fakte në lidhje me të. Dhe nëse ajo bëhet më pak e komplikuar, atëherë ai do të investojë në të.Ai zgjedh gjërat për të cilat ka një model, një model që është me të vërtetë parashikues dhe që do të vazhdojë të punojë për një periudhë afatgjatë. Dhe kështu aftësitë e tij për të punuar në gjërat që me të vërtetë vlejnë dhe mund të funksionojnë e bëjnë atë të mahnitshëm. Kjo është një formë e veçantë e gjeniut.”Kjo është këshilla që Bill Gates do të jepte për 19-vjeçarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.