Fundamenti

Kjo është FSK-ja, e përgatitur dhe e trajnuar për të gjitha situatat

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Ka vazhduar ushtrimi fushor “Partnerët 2019” në Kamenicë. Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar edhe sot ushtrimin fushor për testimin e kapaciteteve emergjente në Kamenicë. Gjatë kësaj dite janë inskenuar disa raste emergjente në rast tërmeti si evakuimi i të zhvendosurve, ndërhyrja në rast zjarri të shkaktuar nga tërmeti në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht, kontaminimi nga mbetjet kimike në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, revoltimi i turmave e disa raste të tjera.

Në ushtrimet fushore në të cilat janë inskenuara disa raste, po marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Kamenicës, FSK-ja, AME, Policia, Zjarrfikësit, QKMF, Kryqi i Kuq, Shoqata e Vullnetarëve për Kërkim-Shpëtim e akterë të tjerë.

KKVITI

Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim Pajtesa Kryeziu, tha se ushtrimet do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme me dy situata të tjera të inskenuara./rajonipress/