HW

Kjo është familja shqiptare kthimin e së cilës e ndaluan protestuesit gjermanë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mediet gjermane kanë raportuar edhe gjatë ditës së sotme për protestën e zhvilluar në Calbe, qarku Salzland në Gjermani që parandaloi kthimin e një familjeje shqiptare në vendlindjen e tyre.

Avni Xhafaj së bashku më bashkëshorten Jasminen dhe dy vajzat e tiij Melvinen dhe Noemen jetonin prej një viti në Calbe të qarkut Salzland të Gjermanisë. Jasmina Xhafaj është në pritje për t`u bërë nënë për të tretën herë. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Të hënën në mëngjes ata kishin urdhrin për t`u dëbuar prej nga kishin ardhur, në Shqipëri. Por në përkrahje të kësaj familjeje dhe falë shtatzënisë së Jasminës, janë mbledhur mbi 20 protestues të cilët kanë bllokuar hyrjen e shtëpisë ku banonte familja shqiptare dhe kanë parandaluar zyrtarët që të deportonin familjen në Shqipëri.

Një nga organizatorët e protestës ishte Robert Fietzke i cili për mediet gjermane tha: “Ky është një rast dramatik. Nuk guxon një grua shtatzënë të ulet në aeroplan”, njofton “volksstimme.de”, transmeton “albinfo.ch”.

ARKATANA

Vendet e rezervuara në aeroplanin në drejtim të Shqipërisë mbetën të lira. Ato kanë kushtuar shumë shtrenjtë: “Pagesat e fluturimeve të rezervuara për familjen Xhafaj tashmë janë të pakthyeshme”, shpjegon Alexandra Koch, zëdhënëse e qarkut Salzland.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, aplikuesit për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë pothuajse asnjë shans për të fituar të drejtën e azilit. Kjo për shkak se në këto shtete nuk ka persekutim sistematik.

Për rastin e familjes shqiptare është i njoftuar edhe kryetari i Calbe, Sven Hause i cili ka thënë se nuk ka qenë në dijeni me rastin dhe familjen, por ai është zotuar se do t`i zbatojë të gjitha vendimet sipas ligjeve në fuqi./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.