Kjo është ëndrra e të gjithë kosovarëve
Shumë shqiptarë nga Kosova nuk kanë vendosur që të luajnë për Përfaqësuesen e tyre, duke u shpërndarë kështu dhe përfaqësojnë Kombëtaret tjera.Nëse të gjithë shqiptarët nga Kosova do të vendosnin që të luanin për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, atëherë do të krijohej një formacion shumë i rrezikshëm.
Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka janë lojtarët më të njohur dhe më të vlerësuar, të cilët do të sillnin kualitete të mëdha te Kosova.
Sidoqoftë, një gjë e tillë vazhdon të mbetet një ëndërr e madhe e të gjithë shqiptarëve nga Kosova, të cilët shpresojnë që këta lojtarë do të vendosin një herë të luajnë për Përfaqësuesen e tyre.
Përndryshe, ky formacion është paraqitur nga televizioni gjerman ARD, në një dokumentar për Reprezentacionin e Kosovës, po të kishte qenë gjithçka në rregull në këtë vend dhe po të mos kishte pengesa politike.


