UBT

Kjo është dieta që bën çudinë me shëndetin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tashmë edhe shkenca e ka vërtetuar se cili ushqim është më i shëndetshmi, që njëherësh ndikon edhe për të humbur në peshë, pa shumë mundime e pa vuajtur urie. Jo, nuk bëhet fjalë për ushqimin mesdhetar. Ekspertët mirënjohjen ia dhuruan dietës NND-a (New Nordic Diet), e bazuar në ushqimin e vendeve veriore evropiane.

Studimi publikuar në “Journal of Nutrition” është vërtetuar se dieta e bazuar në ushqimin tradicional të finlandezëve, norvegjezëve, islandezëve dhe të tajerëve nga veriu i largët, është shumë e shëndetshme për organizmin. Dieta është shfaqur që në vitin 2004, por tashmë edhe zyrtarisht shkencëtarët e kanë vërtetuar se sa e shëndetshme është, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja disa nga udhëzimet kryesore:

– Duhet të hani ushqime vendase, prodhime organike.

– Duhet shmangur aditivët dhe prodhimet e gatshme.

– Duhet të hani sa më shumë prodhime nga natyra (kërpudha, bimë të egra, pemë…).

Uji Dea

– Në ushqim të përfshini ushqime të llojllojshme, drithërat integrale (elb, grurë, mel), bishtajore, fara dhe pemë me lëvozhgë të fortë.

– Përparësi jepini peshkut, por atij natyral.

– Hani porcione të vogla të mishit, përparësi kafshëve të ushqyera në natyrë.

Nëse ju u përmbaheni këtyre udhëzimeve, jo vetëm se do të jeni vitalë, por do ta ulni kolesterolin dhe do të parandaloni inflamacionet në trup, që mund të sjellin sëmundjet serioze.

(Kosova Sot)