Uji Dea

Kjo është deklarata e Ambasadës së SHBA’së për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partitë opozitare ka kohë qe janë në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme. Një proces të ri zgjedhor po e mbështet edhe një pjesë e deputetëve të PDK-së. Ndërkohe, fundin e kësaj legjislature po e shohin edhe njohësit e çështjeve politike. Madje, kohëve të fundit janë përfolur edhe data konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mirëpo, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk shpreh përkrahje në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Në një prononcim për Indeksonline zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J.Michelle Schohn thotë se ambasadës asnjëherë nuk i është kërkuar përkrahja për zgjedhjet e parakohshme dhe se ata asnjëherë nuk kanë shprehur përkrahje për zgjedhjet e parakohshme në ndonjë datë të caktuar.

ARKATANA

“Ambasadës as nuk i është kërkuar përkrahje për zgjedhje të parakohshme dhe as që ka shprehur përkrahje për zgjedhje të parakohshme në ndonjë datë të caktuar”, ka thënë Schohn për Indeksonline.

Në anën tjetër, Nisma për Kosovën tashmë ka nisur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës , duke nisur kështu edhe mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.