Eko Higjiena

Kiza energjetike – BE-ja i dhuron Kosovës 75 milionë €, Rizvanolli jep detaje si do të përfitojnë qytetarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për medie, ka thënë se Kosova është përfituese e 75 milionë eurove nga Bashkimi Evropian, nga 500 milionë eurot ndara për vendet e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se kjo ndihmë vjen pas rritjes së e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë.

UBT

Me këtë rast ajo ka thënë se 48 euro do të jetë ndihma për kokë banori në Kosovë. Implementimi i këtyre mjeteve do të bëhet në gjashtë masa.“Siç e dini Bashkimi Evropian ka ndarë 500 milionë euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa për Kosovën janë ndarë 75 milionë si pako për mbështetje ndaj krizës energjetike, që i bie rreth 48 euro për kokë banori. Që nga nëntori kur është dhënë ky zotim, Ministria e Ekonomisë së bashku me institucionet tjera ka bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e BE në Kosovë për hartimin e planit të veprimit dhe identifikimin r masave që mund të ndërmerren menjëherë për zbutjen e krizës te qytetarët dhe te bizneset”.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi miratuar planin e veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, i cili është parakusht për disbursimin e këtyre mjeteve nga ana e BE. Plani i veprimit përbëhet nga gjashtë masa. E para është mbështetja e drejtpërdrejt për familjet në nevojë, e dyta është vazhdimi i masave për kursim të energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë. E treta parasheh investime në efiçencë të energjisë dhe njësitet e banimit, siç është izolimi i jashtëm, ndërrimi i dyerve dhe dritareve etj”, tha ajo, raporton EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.