Fundamenti

Kivi, superfruti që ndihmon sistemin imunitar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Fruti i kivit është i pasur me ushqyes dhe ka pak kalori, madje së fundmi, kivi po kultivohet edhe në Shqipëri. Mënyrat se si kivi i vjen në ndihmë organizmit tonë janë të panumërta.

Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit, të cilat janë të dobishme dhe të pazëvëndësueshme për shëndetin tonë. Vitamina C ka aftësi të stimulojë jo vetëm funksionin por edhe prodhimin e qelizave të bardha të gjakut (leukocitet) të cilat janë pjesë e sistemit tonë imunitar dhe në veçanti të neutrofilit që shkatërron substancat, viruset dhe bakteret që shkaktojnë sëmundje.

Cilat janë vlerat shëndetësore të vitaminës C?Vitamina C rrit nivelet e antitrupave, proteina të prodhuara nga qelizat e bardha të gjakut. Vitamina C ndihmon edhe në parandalimin e trombozës. Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C.

Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.Qeniet njerëzore kanë nevojë për vitaminën C që të rrisin natyralisht nivelet e gjakut të plotë (pa përfshirë këtu plazmën), të pastrojnë gjakun dhe të rigjallërojnë zemrën dhe arteriet. Fruti i kivit ka një nga sasitë më të larta të vitaminës C që gjenden në një frut. Vlerat e kaliumit Çdo frut është i pasur me kalium, një elektrolit dhe mineral thelbësor.

FIDANISHTJA

Në organizëm gjendet një sasi e vogël enzimash që kanë nevojë për kalium që të funksionojnë siç duhet. Enzimat janë të domosdoshme dhe të rëndësishme për ruajtjen e niveleve të rregullta të kimisë së qelizave në trup. Parandalimi i sëmundjeve kronike kërkon nivele të rregullta dhe të rregulluara të kaliumit. Ky mineral ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve të kohëve moderne siç janë: osteoporoza; goditjet në tru; tensioni i lartë i gjakut; gurët në veshka.Vlerat e bakrit që gjendet tek KiviMarrja e bakrit nëpërmjet ushqimeve është e rëndësishme për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hekurit.

Hekuri mbështet transportin e oksigjenit, funksionet biologjike dhe prodhimin e energjisë. Pamjaftueshmëria e hekurit është një nga simptomat që prek shumë njerëz në mbarë botën. Kjo simptomë shkakton anemi. Fruti i kivit ka një përqindje të lartë bakri dhe konsumi ditor i këtij fruti është i rekomandueshëm për përthithjen e një sasie të domosdoshme të bakrit në sistemin tonë endokrin.

Cilat janë vlerat e tjera të shtuara nga konsumi ditor i kivit?Një ritual i pasur dhe i shëndetshëm ushqimor që përfshin kivin do të ndihmojë për: gjumë të mirë dhe të qetë; rritjen e niveleve të kolagjenit në lëkurë; ujen e rreziqeve të sëmundjeve të zemrës; ekuilibrimin dhe rregullimin e funksionit të zorrëve; pastrimin e mëlçisë; rikthimin e energjisë, duke ju ndihmuar të ndiheni të gjallëruar, të rifreskuar dhe plot dëshirë për jetën. Mënyrat për konsumimin e kivit janë të panumërta dhe përfshijnë: lëngjet, kombinimet me perimet, sallatat dhe shumë të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.