UBT

Kivi mbron zemrën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Sipas një studimi të bërë rreth ndikimit të kivit në organizëm, është konstatuar se kivi është shumë i mirë për zemrën.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 43 vullnetarë me nivel të lartë të yndyrave në gjak ka treguar se nëse konsumohen nga dy kivi në ditë, rritet dukshëm niveli i HDL-kolesterolit, vitaminës C dhe E, ndërsa zvogëlohet niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit.

Uji Dea

Revista “International Journal of Food Sciences and Nutrition” shkruan se koha e nevojshme që të arrihet efekti pozitiv është tetë javë, transmeton “Zeri.info”.

Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se konsumimi i rregullt i kivit ka efekt pozitiv në statusin antioksidues dhe vepron kundër faktorëve të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut te personat me hiperlipidemi. /ZËRI/