Kivi, limoni dhe xhenxhefili për një ditë plot me energji

Pijet e shpejta janë të preferuara për kafjall, zamër, apo shujtë kryesore. Ringjalluni me anë të kombinimit të limonit, portokallit, mandarinës, kivit dhe lëngut të lëmesë, e mos i harroni as perimet e gjelbra, me fletë, të cilat janë plot me vitamina, magnez dhe hekur.

Aty janë edhe mëlmesat, si p.sh. xhenxhefili, selinoja dhe majdanozi. Sheqernat nga pemët, apo mjalti, do t’ju ngopin më gjatë sesa kaloritë nga sheqeri i rëndomtë. Mbretëreshë e pemëve kur flitet për rritjen e energjisë, është banania, prandaj ajo preferohet shumë të konsumohet për kafjall, por edhe në formë të pijeve, pas ushtrimeve.

Përziejeni atë me kakao pluhur, me gjalpë të kikirikëve, jogurt, apo kanellë. Në këto pije mund të shtoni edhe pemë me gëzhojë. Para se t’i qitni në bluarës elektrik, lërini ato që të qëndrojnë gjatë tërë natës në ujë. Shtesa të mira për pije janë edhe farat, si susami, qimnoni, apo farat e lulediellit.

PIJE ME PANXHAR

Përbërësit: një panxhar jo tepër i madh, një karotë, një mollë, gjysmë filxhani ujë, 2 rrepka, gjysmë luge fara luledielli, një lugë mjaltë. Përgatitja: qëroni panxharin, karotat, rrepkën, mollën dhe përbërësit e tjerë. Qitni farat e lulediellit dhe shtoni mjaltë. Përzieni dhe bluani derisa të krijohet shkuma.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).