RCCOLA

Kivi, hani dy fruta një orë para gjumit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Frutat e pasura me vitamina C njihen për aftësitë antioksiduese, për praninë e fibrave dhe kaliumit. Si kivi2rrjedhojë ndihmojnë trupin në muajt e dimrit, rrisin aftësitë imunitare, mbrojnë zemrën dhe frymëmarrjen e të vegjëlve.

Tani, sipas një kërkimi të Universitetit Mjekësor të Tajpeit, janë zbuluar edhe përbërësit e ushqimit që ndihmojnë për të fjetur më mirë. Kërkimi mbi 22 gra dhe 4 burra të moshës 20-50 vjeç ka treguar se ushqimi i përditshëm i kivit rrit cilësinë dhe sasinë e gjumit.

UBT

Njerëzit të cilët morën pjesë në studim vuanin nga shqetësime të gjumit dhe për katër javë konsumuan dy kivi një orë para se të flinin. Rezultati pas një muaji: ulje e kohës për t’i zënë gjumi, rritje e gjumit të thellë, i cilësisë, efektivitetit dhe kohëzgjatjes.