FIDANISHTJA

Kishte rrëmbyer dy fëmijët e tij, arrestohet kosovari më i kërkuar në Austri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për vite të tëra Sh.M. ishte një nga personat më të kërkuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale në Austri.Pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten se kujt do t’i takojnë fëmijët për kujdestari, shqiptari rrëmbeu fëmijët e tij, vajzën (atë kohë) trevjeçare M. dhe djalin pesëvjeçar I. nga Grieskirchen dhe bashkë më ta iku përmes Shqipërisë për në Kosovë.

Gjurmët u zhdukën. Edhe kërkimet e Interpolit atje (v.j. në Kosovë) ishin të pasuksesshme, shkruan oe24.at, përcjell albinfo.at.Por hetuesit e LKA të Austrisë së Epërme nuk u dorëzuan. Në vitin 2019 ata rihapën sërish çështjen. Me ndihmën edhe të Ambasadës austriake në Kosovë mblodhën të dhëna për vendndodhjen e babait dhe fëmijëve.Gjithçka funksionoi. Në korrik Sh.M. u arrestua në Prizren.

FIDANISHTJA

Ai tani është në paraburgim dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të transferohet për në Austri. Për shkak të rrëmbimit, pas kthimit në Austri, ai pritet të përballet me deri në tre vjet burgim, transmeton albinfo.at.Të dy fëmijët janë nën kujdesin e autoriteteve austriake në Kosovë. Atyre u janë dhënë pasaporta emergjente dhe pritet që shumë shpejt të kthehen në Austrinë e Epërme. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të mund ta takojnë nënën e tyre, A.N.Dhjetë vjet më parë A.N. kishte fituar të drejtën nga gjykata përkatëse e Grieskirchen për kujdesin ndaj fëmijëve të saj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.