Kishte probleme me zemër, një qytetar nga Cërrnica gjendet pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë

Gjilan – Në fshatin Cërrnicë, të Gjilanit një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/