UBT

Kishte dhënë ryshfet 20 Euro, Gjykata e dënon me 1500 Euro gjobë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit J. M., duke e gjykuar me 500 (pesëqind) Euro gjobë dhe 4 (katër) muaj burgim, i cili dënim me pajtimin e palës është zëvendësuar në të holla në shumën prej 1000 (njëmijë) Euro.

I akuzuari më datë 28 maj 2020, rreth orës 22:30 minuta, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, në hyrje të Republikës së Kosovës, duke e drejtuar kamionin e markës “Volvo”, ndalet për t’i kryer procedurat e kalimit të kufirit nga zyrtarët policorë e doganorë dhe gjatë kontrollit të përbashkët, të njëjtit gjejnë mall komercial të fshehur, të padeklaruar, produkte kozmetike dhe tekstil në kabinën e kamionit. Me këtë rast i akuzuari J. M. ia ofron 20 euro zyrtarëve të lartpërmendur, duke iu thënë “mos e boni të madhe këtë punë dhe së bashku merrni 20 euro dhe pini diçka, hani”, me ç’rast zyrtari policor i fotografon paratë dhe të njëjtat i konfiskon.

FIDANISHTJA

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “dhënie ryshfeti”.
Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari për kryerjen e kësaj vepre, gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shqiptuar dënim unik në shumë prej 1500 Euro.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.