ARKATANA

“KISCOMS”, UP-së : Mos u dorëzoni përballë kërkesave të jashtëligjshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS” fton Universitetin “Hasan Prishtina” dhe rektorin, Ramadan Zejnullahu, të mos dorëzohen përballë kërkesave, presioneve e kërcënimeve të OVL të UÇK-së për regjistrim të paligjshëm të mbi 1000 studentëve në njësi të ndryshme akademike të UP-së, pa iu nënshtruar testit të provimit pranues.

“Universiteti ‘Hasan Prishtina’ dhe MASHT, duhet të bëjnë të pamundurën për krijimin e kushteve sa më të mira dhe lehtësuese për fëmijët e dëshmorëve, të veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, duke i liruar ata nga pagesat për regjistrim të vitit akademik, pagesat për ushqim dhe fjetje në Qendrën e Studentëve si dhe të gjitha pagesat tjera administrative, duke përfshirë këtu edhe dhënien e bursave mujore e vjetore për të gjithë fëmijët e kësaj kategorie si dhe mbulimin e të gjitha shpenzimeve për kurse të ndryshme të gjuhëve të huaja dhe ato për aftësim profesional”, thuhet në reagimin e KICMOS.

ARKATANA

Megjithatë “KISCOMS” e vlerëson të panevojshme kërkesën e Parlamentit të Studentëve për rritje të numrit të studentëve për 30 për qind, si dhe kërkesën e OVL të UÇK-së për pranimin e mbi 1000 studentëve në njësi të ndryshme akademike të UP-së, pa iu nënshtruar testit të provimit pranues. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.