FITORJA

Kirurgut Luan Mustafa i ngritët aktakuza për marrje ryshfeti

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzën kundër Luan Mustafës kirurg në spitalin e Gjilanit i dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzën kundër Luan Mustafës me profesion mjek-kirurg në Spitalin e Gjilanit, raporton rajonipress.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurori Isuf Sadiku thuhet se Luan Mustafa me datën 28 tetor 2013 në Spitalin e Gjilanit , i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon dhuratë me qëllim të përfitimit për vete.

Eco Higjiena

Sipas aktakuzës kirurgu Mustafa nga i dëmtuari Muhamet Osmani me qëllim të kryerjes së shërbimit, operimit të nënës së tij pranon para 500 euro në zyrën e tij në spitalin e Gjilanit, të cilat para i gjinden dhe i konfiskohen nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe i njëjti arrestohet.

Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë pala e dëmtuar, zyrtarët policor dhe menaxhmenti i spitalit të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.