Eko Higjiena

Kim Mehmeti: S’ka radikalizëm islam në Maqedoni, shiheni radikalizmin ortodoks

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti Kim Mehmeti, mbrëm ka qenë i ftuar në edicionin qendror të lajmeve te televizioni “Telma”, ku ka folur për temat aktuale që janë duke ndodhur ditëve të fundit në Maqedoni me protestat.

“Vëllazëria mes VMRO – DPMNE-së e BDI-së është realizuar plotësisht dhe ata nuk gënjejnë kur thonë se në Maqedoni ka harmoni ndëretnike, ngaqë Maqedonia ku jetojnë ata është shumë e begatë, ajo u ofron atyre vetura nga më të shtrenjtat, tenderë, u ofron pasurim të pafund për katër vite.

Mirëpo, Maqedonia ku jetojmë ne shqiptarët e thjeshtë, është krejtësisht një Maqedoni tjetër. Ajo është Maqedonia që të dënon pa ofruar fakte, siç ndodhi me rastin “Monstra”kur ministrja e brendshme Jankullovska doli e tha se ka arrestuar tororistë islamik dhe vrasësit e viktimave edhe atë ende pa arritur ata te pragu i gjykatës, me çka ua shqiptoi dënimin qysh para dy vitesh”, thotë Kim Mehmeti duke iu përgjigjur pyetjes se si i vlerëson deklaratat e partive qeveritare se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë të mira, njofton portali Almakos.

Uji Dea

I pyetur nëse BDI-ja a e ka nën kontroll situatën dhe si e vlerëson komunikatën e kësaj partie për qetësim të situatës, Kim Mehmeti thotë se BDI-ja ka nën kontroll vetëm listat e votuesve e asgjë tjetër dhe shprehë habi se pse kjo parti u drejtohet shqiptarëve me komunikatë, përderisa asaj i bie në hise ta qetësojë situatën, asaj i bie në hise të del e t’u shpjegojë shqiptarëve se pse dhe si ata dënohen.

Në pyetjen se pse protestat organizohen pas faljes së namazit, dhe mos vallë kjo paralajmëron një radikalizëm islamik Kim Mehmeti përgjigjet:

“Më flitni për radikalizëm islamik këtu ku ngado që e kthej kokën shoh kryqe gjigant, këtu ku edhe ujin, edhe ajrin, edhe tokën, edhe gurthemelet e objekteve që ndërtohen edhe me paratë tona, për çdo ditë, në prani të pushtetarëve, shenjtërohet nga ndonjë prift ortodoks, por unë megjitahtë nuk flas për radikalizëm ortodoks! Andaj mos u merrni me atë që nuk ekziston, por përballuni me problemet që ka ky vend i cili kalbet nga brenda”, është përgjigjur Mehmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.