Kim Mehmeti: Shumëkush po tallet me shqiptarët në Maqedoni

Publicisti shqiptar në Maqedoni, Kim Mehmeti ka reaguar lidhur me shkrimet e medieve maqedonase, të cilat thonë se “sipas ekspertëve mjekësor: nxënësit e Gostivarit nuk kanë qenë të helmuar?!”.
Mehmeti thotë se ka vite që shumëkush po tallet me shqiptarët në Maqedoni.
“Ekspertët mjekësor thonë: nxënësit e Gostivarit nuk kanë qenë të helmuar?! Madje disa media maqedonase paralajmërojnë edhe mundësinë që nxënësit të ndiqen penalisht, për shtirje? Vallë ka prind që do lejonte dikush të tallej me fëmijët e tij duke i çuar ata të aktrojnë se janë të helmuar?! Megjithatë, nuk ka mëdyshje se ka vite që shumëkush/ tallet me ne shqiptarët e Maqedonisë! Mbi të gjithë, me ne tallen shqiptarët që na përfaqësojnë nëpër institucionet shtetërore, ata që i paguajmë shtrenjtë, por që nuk ia dalin të na mbrojnë nga tallja dhe përbuzja!” ka shkruar Mehmeti në Facebook. /Telegrafi