ARKATANA

Kim Mehmeti: Pushtetarët nuk do t’i shpëtojnë mallkimit të popullit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Analisti Kim Mehmeti ka reaguar të premten lidhur me protestat e së martës. Ai tha se pushtetarët që prangosin të zgjedhurin e popullit (duke iu referuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti), kurrë nuk do mund t’i shpëtojnë mallkimit të popullit.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mehmetit.

“Ia lidhën duart kryetarit të Komunës së Prishtinës, por harruan se regjimi që mbështetës të vetëm ka policinë, se pushtetarët që prangosin të zgjedhurin e popullit, kurrë nuk do mund t’i shpëtojnë mallkimit të popullit. Si diktatorë të vegjël e të mjerë, dalin e paturpshëm thonë se mediat janë duke ua rrënuar shtetin, e nuk shohin se për çdo natë, Kosovën e braktisin me qindra të rinj.

ARKATANA

Dhe me të drejtë e dënojnë dhunën dhe thonë se vota, e jo protesta në rrugë, të sjellin në pushtet, por harrojnë se deri dje këtë e thoshin edhe robëruesit e Kosovës, harrojnë se drejtuesit e shtetit nuk përfaqësojnë vetëm votuesit e tyre, por e kanë në duar fatin e tërë popullit.

Dhe si të tillë – njësoj si çdo zaptues, i cili fatin e shtetit e të popullin e barazon me fatin e vet politik – ata e konsiderojnë armik çdonjërin që i kundërshton, si të tillë ata shohin vetëm gurët e protestuesve, por jo edhe pamjet trishtuese kur të riut të shtrirë, i vërsulen policët! Dhe drejtues të tillë janë të rrezikshëm për popullin dhe shtetin, drejtuesit e tillë janë trishtues për tërë shqiptarinë, ngaqë ata janë të gatshëm t’ia thyejnë popullit edhe boshtin e patriotizmit! Andaj duhet thënë: Regjimi i sotëm që drejton Kosovën, me shumëçka është fytyra e së djeshmes, që vret dhe varros të sotmen dhe të ardhmen e rinisë kosovare!

Nëse do ishte ndryshe, nëse drejtuesit e sotëm të Kosovës me të vërtet do kishin për qëllim të mirën e vendit dhe të popullit, atyre do u mjaftonte edhe një pik gjaku polici apo protestuesi, që të dilnin e të thoshin: Ne jemi pushtetarë, por jo pushtues të popullit e të vendit tonë, andaj ejani që gjithë së bashku ta ndajmë të mirën e të keqen e këtij vendi! Pra ata do propozonin të mundshmen që sot mund ta qetësojë Kosovën: një Qeveri teknike, që do e nxirrte vendin nga ky tunel ku është futur! Por, këtë nuk mund ta presësh nga ata me mendësi nga djeshmja e pushtuesit, nga ata që marrjen e votës, e barazojnë me marrjen e ‘tapisë’ që të shpallë pronarë të Kosovës!” (sic.) /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.