ARKATANA

Kim Mehmeti: Nuk mjafton të flasësh shqip që të jesh shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Publicisti Kim Mehmeti, në një takim publik të organizuar në Pejë, ka trajtuar temën me titull “Të mendojmë shqip”, me të cilën ka shtjelluar gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe reagimin e dy shteteve shqiptare përballë kësaj gjendjeje.

“Për të qenë shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip”, ka thënë Mehmeti gjatë paraqitjes së tij. “Shqip mund të flas edhe një serb, edhe një anglez edhe një tjetër… por, nuk është ai shqiptar. Duhet të dish të mendosh shqip”.

Sipas tij, duhet të veprojmë mbarëkombëtarisht, “e jo të bëhemi sehirxhinj”.

Zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni thotë se e sheh në konsolidimin sa më të shpejtë të Kosovës dhe Shqipërisë karshi ngjarjeve në Maqedoni. Sipas tij, pala maqedonase e di mirë se me këtë Kosovë dhe me këtë Shqipëri në të cilën deputetët në Parlament ia ofendojnë gruan njëri-tjetrit, nuk kanë pse të lodhen për shqiptarët e Maqedonisë.

“Pala maqedonase këtë çështje e shfrytëzon si epërsi të sajën për të ndërtuar sheshe artificiale e për tu munduar që të ndryshojë realitetin bashkë me faktet”, thotë ai.

Fundamenti

Kim Mehmeti në këtë takim publik në Pejë ka konstatuar se për shqiptarët e Maqedonisë më me rëndësi është konsolidimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt kësaj çështjeje, sesa konsolidimi i shqiptarëve të Maqedonisë.

“Kur i kemi dy vëllezër të mëdhenj të fortë, ne si shqiptarë të Maqedonisë, shteti maqedon do të matet tre herë a do të ndërtojë Kishë në Kala apo jo”, ka thënë Mehmeti.

Duke komentuar më tej protestat e Shkupit, ai ka hedhur akuza tek politika shqiptare atje.

“Protestat e Shkupit organizohen shumë lehtë. Kushdo që organizon protestë, 400 protestues i ka të sigurt: 200 prej tyre i sjellë BDI-ja e 200 vet policia’”, është shprehur Mehmeti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.