Uji Dea

Kim Mehmeti: Në Maqedoni po zhduken gjurmët e shqiptarizmës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur Kim Mehmeti, vlerëson se në Maqedoni po zhduken gjurmët e shqiptarizmës.

Lidhur me protestat, ai thotë se ato bëhen si pasojë e keqqeverisjes së partive politike shqiptare dhe e bandave që i shoqërojnë këta parti.

Mehmeti shprehet se në Shkup e në të gjithë Maqedoninë po synohet të fshihen të gjitha gjurmët shqiptare, deri dhe figurat kombëtare shqiptare.

Mobi Casa

Ai nuk ka qenë i kënaqur sa duhet as nga reagimi i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

“Ne nuk presim nga Tirana e Prishtina të na mbajnë për dore si prindi fëmijën e vet të pagdhendur”, tha Mehmeti në një intervistë dhënë ditores Koha Jonë.

Kim Mehmeti shprehet më tej se Maqedonia ka ngritur një kurth për shqiptarët, i cili qëndron në faktin se ky shtet konsideron se po “rrezikohet nga nacionalizmi i brendshëm shqiptar”, një e vërtetë që, sipas tij, ekziston vetëm në kokën e Nikola Gruevskit. /Koha Jonë/