Eko Higjiena

Kim Mehmeti: Maqedonia si një shtet i përkohshëm, por me pasoja për shqiptarinë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti, në një intervistë dhënë për portalin dritare.net të Tiranës, pohon se Maqedonia i ngjan shtetit të përkohshëm, por me pasoja afatgjata për shqiptarinë.

Sa i përket organizmit politik të shqiptarëve të Maqedonisë dhe veçanërisht bashkëveprimit mes partive opozitare shqiptare, Kim Mehmeti pohon se Këshilli Opozitar ku bën pjesë ai, nuk është përjashtues ndaj asnjë individi apo subjekti politik, por nuk është as gjithëpërfshirës për karrieristët, injorantët dhe hajdutët partiak. E më së paku, thotë Mehmeti, KO mund të shndërrohet në lavatriçe ku do i shpërlajnë mëkatet e veta ata që politikën e kanë kuptuar si biznes fitimprurës, ku harxhohesh ngadalë dhe nuk ke asnjë përgjegjësi, por pasurohesh shpejtë dhe të gjithë të nënshtrohen ty.

Mehmeti rithekson se nuk e sheh vetveten si politikan aktiv, por thjeshtë si njeri publik, i cili dëshiron ta japë ndihmën e vet modeste në etablimin e një gjenerate të re të pakompromituar politike shqiptare, e cila nuk do ndjehet inferiore ndaj palës maqedonase dhe e cila nuk do ketë shenjë njohëse injorancën dhe krimin, siç janë drejtuesit e sotëm të BDI-së, transmeton “Lajm”.

Uji Dea

I pyetur se si e komenton përçarjen e fundit që ndodhi në Rilindje Demokratike Kombëtare, e ku thuhet se janë në konflikt grupi që donë të bashkëpunojë me KO dhe disave nga kjo parti që e kundërshtojnë këtë bashkëpunim, Kim Mehmeti pohon se për këtë përplasje dinë vetëm aq sa kanë informuar mediat.

“As jam marr, as dua të merrem me grindjet që ndodhin në shtëpi të huaj, ngaqë e di se nuk mund të forcohesh, duke iu gëzuar dobësimit të më të dobëtëve. Kam mirëkuptim edhe ndaj atyre që nuk duan të bashkëpunojnë me ne, por edhe më tej do e them se nuk jam i gatshëm të bashkëpunoj edhe me “forcat progresive” të BDI-së e PDSH-së, të cilat nuk reaguan as kur na ndodhën “Brodeci”, “Sopoti”, “Monstra”, likuidimi i Harun Aliut, deshqiptarizimi i Shkupit, nata e Tradhtisë së madhe në Kumanovë…, pra edhe më tej do u qëndrojë larg atyre që janë aq “progresiv”, sa është i gjatë litari i interesi të tyre personal. Nuk e them nëpër kafene, por e kam thënë publikisht, se nuk dua të bashkëveproj me ata që i ka kapur BDI-ja dhe të cilëve tani ua ka përcaktuar rolin e opozitarëve, e që pastaj, disa javë para zgjedhjeve, të na braktisin, duke u arsyetuar se përnjëherë e kanë zbuluar “rolin destruktiv të Këshillit Opozitar”. Kurrë nuk e kam ndërtuar të mirën time duke i manipuluar të tjerët, por përkundrazi, duke rrezikuar vetveten. Andaj nuk u besoj përrallave për bashkëpunim me gjithë “forcat progresive” shqiptare, përfshi edhe ato nga radhët e BDI-së dhe PDSH-së, ngaqë ato i përralla i kam dëgjuar vite me radhë dhe madje, realizimin e tyre e kam parë në “filmin” me titull “Shqiptarët më së miri i hanë kokën shqiptarit”, në regji të VRMO-së dhe producent i të cilit “film” është BDI-ja”, thotë Kim Mehmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.