ARKATANA

Kim Mehmeti: Kujdes, regjimi DPMNE-BDI është i gatshëm të na flijojë të gjithëve!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Publicisti Kim Mehmeti, duke folur për sulmin i cili ka ndodhur mbrëmë në Likovë, në stacionin policor, nga ana e 40 personave të cilët kanë qenë të veshur me uniforma të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ka theksuar se “gjithmonë përsëritet e njëjta”.

Sipas tij, çdo destruktivitet i regjimeve në Maqedoni, duhet të mbulohet me gjakun shqiptar.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar “se si nuk ndodhi njëherë të vetme që të sulmohej ndonjë stacion policorë në ndonjë vendbanim maqedonas”.

Mobi Casa

“Andaj keni kujdes, ngaqë për ta shpëtuar vetveten, regjimi DMPNE-BDI është i gatshëm të na flijojë të gjithëve. Pra, nuk është e pamundur që ky regjim, i përbërë nga kryehajdutë e banditë partiak, të investojë disa miliona euro për të inskenuar ndonjë konflikt ndëretnik, për të marrë në qafë shqiptarë dhe maqedonas të pafajshëm”, ka theksuar ai.

Mehmeti ka porositur që askush të mos bie pre e këtyre provokimeve, duke shtuar se “nëse duhet kësaj radhe dikush të luftojë, le të bëjnë luftë mes veti kryesuesit e DPMNE-së me ata të BDI-së, ata që na i morën të gjitha e që tani duan t’i viktimizojnë edhe jetët tona”.

Zëdhënësi i Policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski, sot e ka konfirmuar lajmin se 40 persona të armatosur me uniforma të UÇK-së kanë marrë nën kontroll Stacionin Policor në fshatin Goshincë të Likovës, në rajonin e Kumanovës, në orët e hershme të mëngjesit. /Telegrafi/