Fundamenti

Kika rikthehet pas një viti në Ligën e Parë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Fshati Hogosht me gëzim ka pritur vendimin e FFK-së, për ndërprerjen e kampionatit të Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe të Tretë, për shkak pandemisë COVID-19.

Skuadra nga Hogoshti Kika edhe pse ka pasur ti zhvillon edhe 13 ndeshje ajo ishte e renditur në pozitën e Parë me 41 pikë, po aq sa kishte edhe skuadra A.N por kishte një gol më pozitiv se skuadra A.N.

United Hospital

Për trajnerin e Kikës, Shefket Sërmaxhaj, i cili edhe para fillimit të kampionatit kishte deklaruar se i vetmi qëllim i skuadrës së Kikës ishte rikthimi në Ligën e Parë dhe kjo u bë realitet.
“Gjatë tërë kampionatit ishim dukshëm më të mirë se të gjitha skuadrat tjera, si për nga loja një ashtu edhe për nga organizimi dhe shikueshmërinë që e kishim gjatë tërë kampionatit dhe për këtë jam shumë i lumtur e sidomos për tifozët “Luanët”, të cilët vazhdimisht ishin futbollisti i 12 në skuadër”, shprehet Sërmaxhaj.

Këtë sukses të madh të skuadrës nga Hogoshti, Sërmaxhaj, ja dedikon edhe kryetarit të klubit Naim Biqkaj dhe gjithë kryesisë së klubit.
“Kryetari Biqkaj me gjithë stafin udhëheqës kanë bërë punë të madhe me organizimin e klubit dhe ky sukses patjetër i dedikohet kryesisë e cila vazhdimisht pa asnjë hezitim na ka plotësuar të gjitha kërkesat të cilat ja u kemi parashtruar, rikthimi në Ligën e Parë për skuadrën e Kikës është edhe një obligim ma i madh në të ardhmen por me këtë kryesi që e ka skuadra ne do të jemi edhe më të fort në Ligën e Parë”, ka bërë të ditur trajneri i
Kikës, Shefket Sërmaxhaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.