Kika i thotë lamtumirë Ligës së parë, ndërsa Besa në barazh
Është quar shumë pluhur dhe është përfolur se Lufta e tretë e futbollit do të zhvillohet në Hogosht në mes Kikës dhe Besës së Pejës. Tifozët e Kikës kishin paralajmëruar se mysafirët nga Peja do t`i pret një ferr i vërtet në stadiumin e tyre por fatmirësisht gjithçka ka mbaruar në suaza të futbollit.
Për dy skuadrat ishte ky ballafaqim në rrugëtimet e tyre të ndryshme, për Kikën ishte fitorja për ti shpëtuar rënies nga Liga e Parë ndërsa për mysafirët nga Peja ishte në rast fitore do të inkuadrohej direkt në Superligë.
Të dy skuadrat gjatë 90 minutave kanë luajtur me ngarkesë duke kërkuar rezultatin që i shpie në synimet e tyre.
Skuadra mysafire ishte ajo që kaloi në epërsi ndërsa vendësit arritën të barazojnë por ky rezultat për dy skuadrat ishte jo i mjaftueshëm në synimet e tyre.
Futbollistët e Kikës që nga fillimi i pjesës së dytë kanë zhvilluar ndeshjen me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Durim Biqkaj nga arbitri Tahiri.
Futbollistët e Besës së Pejës sipas të gjitha gjasave në ndeshje të barazhit do të ballafaqohen me Gjilanin, ndërsa Kika nga stinori i ardhshëm garat do të zhvillon në Ligën e Dytë./rajonipress/


