Hidromorava

KiE-ja i rekomandon Kuvendit ta bëjë draftin e ri të ligjit për KPM-në

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë kanë mirëpritur raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës në lidhje me projektligjin e ri për Komisionin e Pavarur për Media.

Nëpërmjet këtij raporti, ekspertët e Këshillit të Evropës i kanë rekomanduar Kuvendit të Kosovës të nisë hartimin e një drafti të ri të projektligjit për KPM-në.

Zyra e BE-së, në një postim në Facebook, ka theksuar se “duhet bërë më shumë punë për t’u siguruar që drafti nuk do të cenojë pavarësinë e KPM-së dhe të mos krijojë jokonsistencë ligjore.

Eco Higjiena

Gjithashtu bëhet thirrje të konsultohen edhe mediat, me qëllim që rekomandimet të vërehen në draftin e ri.

Këtë rekomandim e ka mirëpritur kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha, i cili ka thënë se raporti i Këshillit të Evropës konfirmon shqetësimet e AGK-së për ligjin e ri të KPM-së.

“Bashkimi Evropian në Kosovë dhe OSCE-ja mirëpresin raportin e ekspertëve të Këshillit të Evropës, që konfirmon shqetësimet e AGK-së dhe akterëve të tjerë për Ligjin e ri të KPM-së dhe i rekomandon Kuvendit të nisë së hartuari një draft të ri”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.