Fundamenti

KiE e heqja e masave, Rohde: Do të kemi së shpejti vendime të cilat do ta zhbllokojnë situatën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se në takimin me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë diskutuar për masat e BE’së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës. Pas përfundimit të këtij takimi në deklarimin e tij, Rohde ka lënë të kuptohet se së shpejti do të merret një vendim, siç tha ai “për ta zhbllokuar situatën”.

“Patëm një takim miqësor dhe të mirë për çështjet aktuale, Këshillin e Evropës, heqjen e masave dhe kam treguar pozicionin e Gjermanisë si partner i ngushtë i Kosovës në Evropë dhe së shpejti do të kemi vendime të cilat e zhbllokojnë situatën”, ka deklaruar Rohde.

Edhe kryetarja e komisionit, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se tema fokus e këtij takimi ka qenë çështja e largimit të masave ndaj Kosovës.

ARKATANA

“Kemi diskutuar në veçanti për çështjen e largimit të masave. Ky takim ka ardhur si nismë disa takimeve te tjera që do ti kemi me ambasadorë për t’u bashkuar thirrjes për heqjen e masave”.

E pyetur nëse ambasadori gjerman ua konfirmoi se Borrell javën e ardhshme do ta dorëzojë te shtetet anëtare raportin për çështjen e masave, Kryeziu tha se mund të ketë lëvizje.

Ajo ka paralajmëruar takime të tilla edhe me ambasadorë të shteteve tjera të QUINT-it. Më herët u raportua se gjatë javës së ardhshme pritet që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dorëzojë raportin lidhur me mundësinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.