UBT

Kidnapimi i gylenistëve lë Kosovën pa liberalizim të vizave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arrestimi dhe deportimi mistik i 6 turqve gylenistë, duket se do të prodhojë shumë efekt në dëm të Kosovës.

Kështu, të paktën, po thonë njohës të integrimeve, të cilët për ngjarjen e djeshme në Kosovë po thonë se do të ketë disa mesazhe nga evropa, shkruan gazetametro.net

Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanit të Politikave, ka thënë se kidnapimi i 6 turqve, përveç që është skandal, ai do të rëndoi edhe agjendën për liberalizim të vizave.

“Do t dihet shpejt e lehtë se çka ka ndodhur me rastin e kidnapimit të 6 turqve… Përveç që është një skandal i madh ku një numër eksponentësh janë përfshirë dhe janë korruptuar për të ndihmuar këtë aksion, shteti e rëndoi fort agjendën e liberalizimit të vizave”, ka thënë Rashiti.

Hidromorava

Ndërkohë, ai ka thënë se për këtë çështje Kosova do të marrë disa mesazhe nga vendet e BE’së dhe Parlamenti Evropian.

“Vendet e BE-së dhe parlamenti evropian do të ketë së shpejti ca mesazhe për ne…”, ka shtuar Rashiti.

Ndryshe, arrestimi dhe deportimi i turqve gylenistë nxiti shumë reagime në Kosovë. Tre liderët kryesorë janë shprehur se nuk kanë ditur asgjë rreth kësaj ngjarje, ndërkohë që kanë nisur shkarkimet nga pozitat që mendohet të jenë përgjegjëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.