Fundamenti

Kica-Xhelili: Kemi një kryeministër që vazhdon të flasë për vitin 2013

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka ardhur me një koncept të ri, si rezultat i punëve jo të mira të Qeverisë.

Sipas saj, Kosova ka një kryeministër që mbi dy vite e gjysmë ka folur për vitin 2013, e asnjëherë për atë 2023.“Ne kemi ardhë në një koncept të ri, që ka ardhë si rezultat i çdo gjëje që po ndodhë në Kosovë. Do të thotë ajo me të cilën po ballafaqohemi , është se është krijuar një diskurs shumë i polarizuar në shoqëri. Është krijuar një gjuhë shumë përqarëse dhe gjithcka që ne po bëjme është një reflektim i kot i të kaluarës pa asnjë mendim konkret të së ardhmes. Do të thotë e kemi një kryeministër që mbi dy vite e gjysmë tanimë, e kemi dëgjuar dhjetëra herë të flasë për vitin 2013, por asnjëherë të flasë për vitin 2030”, është shprehur ajo në Klan Kosova.

Eco Higjiena

Kica-Xhelili deklaroi se “Rruga e Re” është koncept zhvillimor mbi fundamentet ekzistuese të LDK-së.““Rruga e Re” është kjo, pra është koncept zhvillimor mbi fundamentet ekzistuese te të LDK-së. Është koncept zhvillimor mbi fundamentin e qendrës së djathtë, mbi institucioanlizmin, mbi zhvillimin, mbi të qenurit gjithmonë afër miqëve tonë. Por duke iu ofruar ide plotësisht konkrete për secilin sektor”, tha ajo