Mobi Casa

Kica Xhelili: Hipokrizia po shitet lirë, por Kosova do ta paguajë shtrenjtë

/ 2 minuta lexim
HW

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga një grup deputetësh brenda Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka denoncuar përçarjen e skajshme institucionale dhe ka ngritur alarmin për cenimin e rendit kushtetues.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë dy grupe deputetësh”, thotë Kica.

ARKATANA

“Njëri grup INSISTON të votojë sipas Kushtetutës – për, kundër ose abstenim për Kryetar të Kuvendit. Grupi tjetër bllokon me çdo mjet – imponon komisione të fshehta jashtë çdo procedure ose ndërpret seanca pa rregull.”Sipas saj, paradoksi qëndron në faktin që pas çdo seance, kërkesa për ndëshkim u drejtohet jo sabotuesve, por deputetëve që kërkojnë ligjshmëri.

Kica nuk i kurseu as akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar si hipokritë dhe duke cituar filozofin La Rochefoucauld: “Hipokrizia është nderimi që veset ia bëjnë virtytit.

”Ajo thotë se VV nuk kanë më as hijen më të turbullt të ndershmërisë, por shtiren si të tillë në publik për të fituar mbështetje.“Shoqëria jonë, duke blerë lirë hipokrizinë, do ta paguajë shtrenjtë rrënimin e rendit kushtetues, e me të – Kosovën,” paralajmëron ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.