Fundamenti

Kica-Xhelili flet për herë të parë: Vlerë e vetme Guxos i mbeti “jemi rugovistët e vërtetë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Doarsa Kica-Xhelili është bërë deputetja më e përfolur në dy ditët e fundit, pas vendimit të saj për të kaluar në LDK nga partia Guxo. Ajo, sonte, për herë të parë po rendit arsyet e daljes së saj nga partia ku e nisi karrierën politike.

Si një ndër arsyet e para që ka dhënë deputetja, është mungesa e një identiteti të partisë ku përkiste. Ajo ka aluduar se pas shkuarjes në Presidencë të Vjosa Osmanit, Guxo humbi orientimin.

Ajo ka thënë se vlerë e vetme që mbeti në Guxo është “se ishim rugovistët e vërtetë”. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme, ka shtuar ajo.

“Ajo që ndodhi realisht, është ajo që Guxo për mua rrugës nuk ishte më platforma që mund ta shihja vlerën e shtuar në kuptim të vizionit. Pa dashur të flas për individë në veçanti. Nuk kuptoja cili është vizioni përderisa ne, njëra nga format që prezantonim vetveten ishte që ne ishim rugovistët dhe LDK-istët e vërtetë”.

HW

“Aktualiteti ndryshon, ndryshon rrjedha, ngjarjet. Kam hyrë në Listën Guxo me besimin që kam çka të jap në politikën kosovare. Nuk ka qenë shumë e rëndësishme ku, sa kam pasur bindjen që kam cka të ofroj. Ajo (Vjosa Osmani) u zgjodh presidente, e kemi ditur që do të zgjedhej presidente dhe Lista Vjosa nuk do të ishte e njëjtë pa Vjosa Osmanin”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se qëllimi nuk ishte diferencimi nga Vetëvendosje, por gjetja e një pozicioni të qartë të Guxo.

“Kam dashur që ta dimë ku qëndrojmë ne dhe si qëndrojmë ne, jo vetëm të diferencohemi Vetëvendosje. Kur pyesja cfarë na bënë neve të ndryshëm… duhej ta kuptonim se a jemi vlerë e shtuar në politikën kosovare”, ka thënë ajo. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.