Eko Higjiena

Khalilzad: Në vitet ’90 SHBA-të frikësoheshin se Serbia do të vepronte me Kosovën njëjtë si me Bosnjën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad, gjatë një interviste në Zona B në Klan Kosova, ai ka treguar kohën e George Bushit të vjetër dhe shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet ’90 të shekullit të kaluar.

“Më kujtohet një episod ku përmendej, nga Zbigniew Brzezinski, se Ballkani – duke përfshirë edhe Kosovën – kishte probleme dhe kjo ishte në kohën e Bushit të vjetër apo kur u bë shpërbërja e Jugosllavisë. Në atë koha isha udhëheqës i politikave të mbrojtjes dhe ai më kërkoi të shkoja në një takim e të merresha me strategjitë afatgjate. Mbaj mend që ai po diskutonte për ish-Jugosllavinë”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Khalilzad ka treguar se në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, SHBA-të frikësoheshin që Serbia do të përdorte një qasje të njëjtë në Kosovë siç kishte përdorur në Bosnje.

“Besoj se duke parë brutalitetin që po ushtrohej nga regjimi i Millosheviqit dhe duke parë zhvillimet që po ndodhnin në Kroaci, ekzistonte shqetësimi që njerëzit nuk do mund të përballeshin prapë me një situatë si ajo e Bosnjës dhe Kroacisë dhe se Millosheviqi do të drejtonte makinerinë e luftës drejt Kosovës. Në kishim frikë se do të krijohej një rajon më i madh i konfliktit. Ndaj, SHBA-të filluan të krijonin presione politike”, ka rrëfyer Khalilzad.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.