KKVITI

KH “Zhegra” nuk ndalet, fiton edhe si mysafir

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – KH Zhegra ka renditur edhe një fitore kundër Samadrexhës si mysafire duke e mposhtur me rezultat 23-30. Fitore kanë shënuar edhe kadetët të cilët nuk dinë se çka është humbja.

KH Zhegra po vazhdon me rezultat të mirë dhe me fitore bindëse, madje edhe si mysafire. Kësaj radhe zhegranët kanë fituar pa ndonjë problem kundër ekipit te Samadrexhës nga Vushtrria. Hendbollistët zhegranë në këtë lojë dëshmuan cilësi e formë të mirë fizike duke krijuar një rezultat bindës 30: 23.

Edhe kadetët e këtij ekipi kanë shënuar fitore me rezultat 21:25. Ndryshe ndeshja me Samadrexhën shënon edhe fitoren e tretë të zhegranëve në kategorinë e seniorëve kurse kadetët nuk dinë se çka është humbja.

UBT

Edhe në këtë takim janë dalluar lojtarët zhegranë si Arber Berisha, Gëzim Misini, Dukagjin Azizi, e në veçanti lojë të mirë ka treguar veterani i hendbollit gjilanas Erhan Shahini i cili shënoj hiq më pak se gjashtë gola. Kurse në radhët e kadetëve është dalluar Alban Haziri, Ali Aliu, Fetsim Isufi, Melos Shahini dhe Armir Agushi.

Në javën e ardhshme sipas kryetarit të klubit Bajram Isufit KH “Zhegra” e pretë në terrenin e vet KH Besa Famigllia (Peja) , ku edhe llogaritet si derbi i javës në Superligën e Kosovës në Hendboll ./rajonipress/