ZN

KH “Zhegra” fiton si mysafirë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Hendbollistët e klubit “Zhegra” kanë shënuar fitore kundër KH “Trepça” me rezultat 30:24.

Hendbollistët e Zhegrës edhe njëherë kanë treguar se po bëjnë lojë serioze dhe ambiciet e tyre për tu bërë lider dhe kampion janë shumë reale. KH “Zhegra” ka fituar si mysafirë duke shënuar fitore ndaj KH “Trepçës” me rezultat 30:24.

ZN

Bajram Isufi kryetar i klubit tha se edhe kadetët e Zhegrës kanë fituar me rezultat 27:25.
Isufi tha se Zhegra ka treguar një performancë të mirë falë punës ekipore dhe angazhimit maksimal të lojtarëve.

Në veçanti janë dalluar portierët B.Abazi dhe A.Berisha si dhe lojtarët G.Sahiti, G.Misini dhe R.Selmani. /rajonipress/