KH “Zhegra” fiton edhe si mysafirë, e mposhtë Trepçën
Gjilan – KH Zhegra nuk ka të ndalur. Edhe pse me kushte të vështira financiare ky klub ka arritur që të dielën edhe si mysafir të fitojë ndaj Trepçës me rezultat 42 me 34 në Superligen e Republikës së Kosovës në Hendboll.
Kjo edhe është fitorja e dytë radhazi. Trimi i ndeshje me 18 gola është supertalenti 18 vjeçar Alban Haziri, pastaj portieri Armir Agushi me lojtarët tjerë si Gzim Misini, Melos Shahini, Festim Isufi, Shkodran Shaqiri, Blend Agushi, Arber Aliu dhe Samet Haziri.
Strategjia e lojës së mirë nga kryetrajneri Nazim Myrtaj, rezultoi në fitoren e dytë radhazi nga KH Zhegra.
Bajram Isufi drejtues i Klubit tha se ky klub edhe pse me kushte të vështira financiare po arrin suksese të cilat i bëjnë nder Zhegrës e në veçanti Komunës së Gjilanit./rajonipress/

