Fundamenti

KH Drita pëson humbje nga Prishtina

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hendbollistët e Dritës kanë pësuar disfatë në Palestrën “Bashkim Selishta”- Petriti në Gjilan, nga skuadra e Prishtinës me rezultat 31-35.

Hendbollistët e Dritës gjatë edicionit të rregullt të garave me lehtësi e kishte mposhtur Prishtinën, por kësaj radhe hendbollistët nga kryeqendra e deshën më tepër fitoren.

Në pjesën e parë u zhvillua takim i barabartë, por në fund të pjesës së parë mysafirët arritën të krijojnë tre gola diferencë duke e përmbyllur me rezultat 13-16.

FIDANISHTJA

Hendbollistët e Dritës në pjesën e dytë treguan lojë të mirë, por prapë si në disa ndeshje të mëhershme në minutat e fundit të ndeshjes po humbin koncentrimin duke lejuar kundërshtarin të shënojnë, kjo dukuri u vërejt edhe në takimin e sotëm.
“Ishte një ndeshje shumë e fortë, dhamë gjithçka nga vetja por në fund po na humb koncentrimi që është bërë dukuri tek ne dhe kjo po na hakmerret, do të kemi rast ti revanshohemi skuadrës së Prishtinës të mërkurën”, ka bërë të ditur golashënuesi më i mirë i ndeshjes Misimi.

Hendbollisti më i mirë në radhët e Dritë ishte Gëzim Misimi i cili shënoj 16 gola.
Ndeshjen e radhës “bardh e kaltërtit” e Dritës e zhvillojnë të mërkurën ku do të takohen me Prishtinën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.