Hidromorava

KH Drita nga tani në duart e Valon Murselit dhe Flamur Bunjakut

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Presidentet e FC Drita, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku, të cilët po arrijnë rezultate kulminante me skuadrën e Dritës, sot në orët e pasditës kanë arritur dakord që tani e tutje të udhëheqin edhe hendbollistët e Dritës.

Murseli dhe Bunjaku që njihen si persona të flaktë të sportit, me qëllim që të rinjët të edukohen në mënyrë sportive, që nga stinori i ri i hendbollit do t’ju prijë hendbollistëve të Dritës në Superligën e Kosovës në hendboll.

Murseli e Bunjaku kanë bërë të ditur se synimi i tyre është që sa më parë hendbollistët e Dritës të prekin titullin e kampionit, dhe të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Njeriu i cili mbajti gjallë mbi 11 vite klubin e Dritës në hendboll, Luan Sllamniku, ka thënë se ky vendim i Murselit dhe Bunjakut është jashtëzakonisht i mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Gjilanit.

United Hospital

“Është një vendim kolosal për klubin e Dritës dhe hendbollistët e saj, ne gjerë më tani kemi zhvilluar ndeshjet dhe kemi mbijetuar me vështirësi të mëdha, por ja kemi arritur qëllimin klubin nuk e kemi lënë të na shuhet dhe për këtë jam shumë i lumtur dhe krenar, unë nga zemra i uroj dhe i falënderoj të gjithë hendbollistët e Dritës që kanë sakrifikuar për ngjyrat e këtij klubi i cili dikur ka pas emër të madh edhe jashtë kufijve të Kosovës”.

Me ardhjen e Valon Murseli dhe Flamur Bunjakut, skuadra menjëherë ka arritur marrëveshje me 5 hendbollist tejet cilësor në hendbollin e Kosovës.
Ngjyrat e hendbollistëve të Dritës në stinorin pritet ti djersitin Fidan Cimili mbrojtës qendër, Salih Maxhera pivot nga KH Trepça, Labinot Gubetini alo e Vaglir Buqinca portjer nga KH Vushtria, Melos Shahini alo nga KH Prishtina dhe rikthimi i kryetrajnerit Erhan Sherifi.

Siç mësohet brenda klubit “bardhë e kaltër” të Dritës, në ditët në vijim pritet të ketë edhe përforcime tjera, ndërsa janë shumë afër marrëveshjes edhe me njërin ndër hendbollistët me të mirë kosovar, Denis Terziqin nga Prishtina.

KH Drita po përgatitet të rikthen namin që dikur kishte në lojën e hendbollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.