KGJK-ja kapitulloi para të korruptuarve
Drejtësia e Kosovës, e në veçanti Gjyqësori i saj, deri më tash thuajse ka dështuar plotësisht për ta luftuar dhe për ta ndëshkuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë dhe rezultati në këtë drejtim është i barabartë me zero, derisa në një mënyrë Gjyqësori është bërë si mbrojtësi dhe garantues i veprimit të pacenueshëm të krimit të organizuar në Kosovë.
Nevojiten ndryshime rrënjësore në kupolën e Gjyqësorit.
Sipas analistit Naim Kelmendi, vetë Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të duhej ta zhvillonte luftën e spastrimit nga gjyqtarët joprofesionistë, të paetikë, të paperfomancë, të papërgjegjshëm, e të korruptuar në detyrën dhe përgjegjësitë e tyre para ligjit. Mbase kjo do të duhej bazuar pikërisht në spastrimin e kësaj kategorie gjyqtarësh, që asnjëherë nuk mund të mendohet se me ta mund të shkojë zhvillimi i sistemit të drejtësisë drejt reformimit,raporton Gazeta Kosova Sot
Drejtësia e Kosovës, e në veçanti Gjyqësori i saj, deri më tash thuajse ka dështuar plotësisht për ta luftuar dhe për ta ndëshkuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë dhe rezultati në këtë drejtim është i barabartë me zero, derisa në një mënyrë Gjyqësori është bërë si mbrojtësi dhe garantues i veprimit të pacenueshëm të krimit të organizuar në Kosovë. Kështu të paktën është vlerësuar nga të gjitha raportet ndërkombëtare dhe vendore, që flasin për këtë fushë shumë me rëndësi.
Së këndejmi, analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë ngritur dilemën nëse KGJK-ja është bërë një repart mbrojtës ndaj korpusit të gjyqtarëve joprofesionistë, të paetikë dhe të aftë e të korruptuar për të bërë punët e tyre. Ndaj është shtruar edhe pyetja se a duhet të nisë reformimi nga kreu i Gjyqësorit për të vazhduar më pastaj me pastrimin e drejtësisë nga elementët e tjerë?
Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se ka vite dhe kohë që nuk po shihet një efikasitet në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar nga ana e drejtësisë dhe përgjithësisht Gjyqësorit.
Sipas tij, mbase ky mosefikasitet ndërlidhet me vetë kuadrin e institucionit në sistemin e drejtësisë, sikur janë gjyqtarët joprofesionistë, të paaftë dhe njëherësh edhe të korruptuar e të ndikuar nga politika dhe ndërlidhjet e tjera, që ndikojnë tërthorazi dhe drejtpërdrejt në punën dhe efikasitetin e vetë sistemit të drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Me gjithë potencimin e vazhdueshëm nga BE-ja për ta zhvilluar më energjikisht luftën ndaj korrupsionit, e që është i përmasave galopante, që ka kapur çdo segment të institucioneve dhe shoqërisë tonë, nuk ka vullnet nga ana e sistemit të drejtësisë dhe Gjyqësorit përgjithësisht për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka thënë ai.
Na duhen gjyqtarë të pakorruptuar Sipas Kelmendit, vetë Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të duhej ta zhvillonte luftën e spastrimit nga gjyqtarët joprofesionistë, të paetikë, të paperfomancë, të papërgjegjshëm, e të korruptuar në detyrën dhe përgjegjësitë e tyre para ligjit, dhe mbase kjo do të duhej bazuar pikërisht në spastrimin e kësaj kategorie gjyqtarësh, që asnjëherë nuk mund të mendohet se me këtë kategori, pra me të tillët, mund të shkojë zhvillimi i sistemit të drejtësisë drejt reformimit. “Pikërisht këta janë pengesë për vetë sistemin e drejtësisë dhe Gjyqësorin përgjithësisht, dhe për vetë zhvillimet e tij dhe të demokratizimit e të shëndoshjes së këtij sistemi”, ka vijuar më tej ai, duke shtuar se në anë tjetër kjo është edhe një e padrejtë që i bëhet qytetarit dhe interesit të tij në fushën e drejtësisë, për të pasur gjyqësi të përgjegjshme dhe të pakorruptuar, me gjyqtarë të ndershëm që punojnë me etikë dhe profesionalizëm, sepse mbajnë përgjegjësi dhe detyrim për të qenë të përgjegjshëm para ligjit dhe detyrës së besuar, në mënyrë që të kemi kështu drejtësi dhe gjyqësi të ndershme dhe të besuar nga publiku./kosova sot/


