Uji Dea

KFOR’i italian viziton Komitetin e Gjilanit për të dhënë përvojën e menaxhimit të pandemisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, kanë pritur sot në takim një delegacion të KFOR-it italian, të cilët kanë parë nga afër punën e Komitetit dhe formën e raportimit nga secili sektor i përfshirë aty.

Haziri, pasi e ka falënderuar delegacionin e KFOR’it italian për vizitën, e ka falënderuar delegacionin e Forcave të Armatosura të Italisë, në krye me majorin Cristian Benegiamo, duke shtuar se ishte në interes të Gjilanit që ta marrin përvojën italiane në mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Fundamenti

Ndërkaq, në emër të delegacionit të KFOR’it italian, ka folur major Cristian Benegiamo, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, derisa tha se qëllimi i vizitës së sotme është për ta shpërndarë përvojën italiane në luftën kundër COVID-19.

“Kjo luftë fitohet vetëm duke qenë të gjithë së bashku. Nuk duhet të jetojmë me mendimin vetëm te vaksina. Për momentin nuk e dimë kur do ta kemi vaksinën. Lufta kundër COVID-19 fitohet vetëm duke i bartur maskat, larja e duarve dhe dezinfektimi”, ka thënë major Benegiamo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.