ARKATANA

KFOR pas takimit me kongresistët: SHBA mbetet kontribuues kyç në misionin e NATO-s në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara nga Teksasi, Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe përfaqësuesin nga Virxhinia, Suhas Subramanyam, anëtar i lartë i Nënkomitetit për Mbikëqyrje të Çështjeve Ushtarake dhe të Jashtme.

Takimi është mbajtur në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, ku është diskutuar situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Sipas njoftimit të KFOR-it, komandanti Ulutaş ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe të qëndrueshme.

Uji Dea

Po ashtu, ai ka shprehur vlerësimin për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

KFOR ka bërë të ditur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.