UBT

KFOR-i viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Kapetani i KFOR it nënkoloneli Jacob Scott dhe Komandanti i LMT Halil Arda Balik, Vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

Kryetari Aliu e falënderoi nënkolonelin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe përkushtimin e tij rreth aktiviteteve fetare në kampin Bonstil.

Ai gjithashtu falënderoi edhe komandantin e LMT kapitenin Halil Arda Balik për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.

UBT

Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI- së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.

Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/