FIDANISHTJA

KFOR-i turk sjell pajisje moderne për kabinetin e Informatikës tek shkolla “Rexhep Elmazi”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fjalën e tij nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Arsimit, ka mirëpritur këtë donacion që është bërë në shkollë dhe ka kërkuar nga nxënësit që ta shfrytëzojnë me kujdes dhe ta ruajnë si një dhuratë të çmuar, sepse do t’u shërbej shumë nxënësve.

Në shkollën “Rexhep Elmazi”, në Gjilan sot është bërë hapja e kabinetit të Informatikës me pajisje moderne, i cili është financuar nga KFOR-i Turk dhe do të jetë në shërbim të një numri shumë të madh të nxënësve.

Në fjalën e tij nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Arsimit, ka mirëpritur këtë donacion që është bërë në shkollë dhe ka kërkuar nga nxënësit që ta shfrytëzojnë me kujdes dhe ta ruajnë si një dhuratë të çmuar, sepse do t’u shërbej shumë nxënësve.

Eco Higjiena

“Falënderoj KFOR-in Turk, për hapjen e kësaj klase të informatikës në shkollën Rexhep Elmazi. Më gëzon fakti se KFOR-i Turk në Gjilan përpos kompetencave në ruajtjen e sigurisë për qytetarët e Komunës së Gjilanit, gjithnjë ka financuar e ndihmuar komunën në shumë aspekte. Kjo sallë e informatikës sot tregon më së miri rolin që KFOR-i Turk që ka në komunën e Gjilanit por edhe në mbarë territorin e Kosovës. Nuk është i pari e shpresoj të mos mbetet as i fundit ky donacion i KFOR-it që ka bërë për nxënësit në këtë rast”, ka thënë në fjalën e tij nënkryetari Arbër Ismajli.

Komandanti KFOR-it Turk, Cem Sinan Barim, ka thënë se ky është njëri nga donacionet që kanë bërë në Gjilan, duke potencuar faktin se do të jenë të pranishëm me projekte të ndryshme dhe në forma të ndryshme.

Ai ka thënë se do të jetë gjithnjë pranë komunitetit dhe për zgjidhjen e problemeve që kanë në lokalitete të ndryshme dhe në institucione të ndryshme, sa i përket kushteve më të mira për jetë, për punë, për shkollim, për aspektet shëndetësore apo edhe sociale gjithandej në Komunat e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.