Uji Dea

KFOR-i turk shtron iftar në fshatin Miresh

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – KFOR-i turk ka shtruar iftar në fshatin Miresh i njohur për tolerancë fetare dhe i njohur edhe për fshatin më të pastër në Kosovë. Në këtë iftar ka marrë pjesë edhe kreu i KBI në Gjilan Naim Aliu.

Kreu i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim Aliu ka falënderuar KFOR-in turk për iftarin e shtruar dhe ka thënë se fshati Miresh është i njohur për tolerancën fetare dhe për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin e mrekullueshëm që kanë komunitetet mes vete.

Fundamenti

”Vërtet është një fshat për çdo lakmi dhe është një popullatë për çdo respekt. Punojnë bashkë dhe gjithçka që e kanë arritur, e kanë bërë me punë dhe jo rastësisht fshati Miresh ish fshati Dobërqan, njihet edhe si fshati më i pastër në Kosovë” ka thënë Aliu./rajonipress/