UBT

KFOR-i turk shpërndan pako ushqimore e veshmbathje për 50 familje gjilanase

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qendra për Punë Sociale në Gjilan ka siguruar një donacion prej 50 pakove ushqimore dhe 50 pako veshmbathje nga ana e KFOR-it turk, të cilat u janë shpërndarë sot 50 familjeve në nevojë.

Në këtë ngjarje, pos përfaqësuesve të KFOR-it turk, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi dhe u.d. drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Muhamet Kastrati.

ARKATANA

Nënkryetari Rexhep Kadriu ka falënderuar KFOR-in turk për këto ndihma, duke i vlerësuar si tejet të domosdoshme për familjet me gjendje të rëndë sociale në Gjilan.

“KFOR-i turk gjithmonë ka ndihmuar qytetarët e Gjilanit në shumë aspekte, sikurse sot me këto pako ushqimore dhe veshmbathje, për çka Komuna e Gjilanit shpreh falënderim të veçantë. 50 familje gjilanase sot ndihen më mirë për këto ndihma. Është vizion i kryetarit Haziri që Komuna e Gjilanit me të gjitha kapacitetet e saj të kujdeset për familjet me gjendje të rëndë sociale për t’ua lehtësuar jetesën, e të cilat në Gjilan janë shumë”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.