RCCOLA

KFOR-i turk kontrollon falas pensionistët gjilanas

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Mjekët e KFOR-it turk kanë kontrolluar falas mbi 100 pensionistë gjilanas dhe kanë shpërndarë barna falas në vlerë të 5000 eurove tha Muharrem Bajrami kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të punës në Gjilan.

KFOR-i turk përmes Organizatës Joqeveritare “Gjilan” këtë fillim javë ka kontrolluar falas mbi 100 pensionistë të Gjilanit. Muharrem Bajrami kryetar i FSPIP në Gjilan tha për rajonipress se kanë një bashkëpunim të mirë me mjekët e KFOR-it turk të cilët tash e katër vite për çdo vit kontrollojnë falas pensionistët gjilanas.

Fidanishtja

Bajrami tha se pensionistët e kontrolluar kryesisht kanë pasur probleme kronike dhe atyre u janë dhënë barna falas në vlerë të 5000 eurove.”Këto kontrollime e zbusin shumë gjendjen e pensionistëve gjilanas të cilët vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda varfërie” thotë Bajrami.

Bajrami tha se tani me fillimin e muajit të Ramazanit pensionistët kanë nevojë për ndihma nga më të ndryshmet.”Shpresojmë se edhe në këtë muaj të Ramazanit do të gjenden bamirës dhe do ta ndihmojnë kategorinë e pensionistëve” tha Bajrami./rajonipress/