UBT

KFOR-i turk investon në Kamenicë

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Krijimi infrastrukturës moderne shkollore, është njëra nga hallkat e zotimit tonë për një arsimim cilësor e cila po plotësohet.Në bashkëfinancim me KFOR-in turk, do të rinovojmë Institucionin Parashkollor “Filizat”, që të ofrojmë kushte më të mira për më të vegjlit tanë ka thënë Qëndron Kastrati.

Uji Dea

“Edukimi i hershëm është i rëndësishëm për zhvillimin e individit, por edhe komunitetit si tërësi. Falënderoj miqtë̈ tanë për përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunës sonë, ekipin e mrekullueshëm të Komunës, të cilët çdo ditë komunikojnë me donatorë për të sjellur projekte me vlerë për Kamenicën” ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/