GRANDEMALL

KFOR-i: Policia e Kosovës s’ka nevojë të na njoftojë për të gjitha lëvizjet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, KFOR-i ka theksuar nevojën për konsultim dhe koordinim të çdo veprimi që mund të ndikojë në sigurinë rajonale.

Megjithatë, KFOR-i ka thënë se Policisë së Kosovës nuk e ka për detyrë t’i njoftojë ata për të gjitha lëvizjet e tyre nëpër vend.

Në një përgjigje për Dukagjinin, KFOR-i teksa ka cituar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të qartë se çdo lëvizje apo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit kërkon miratimin e tyre.

“Qëndrimi i NATO-s është i qartë dhe konsistent. Policia e Kosovës nuk ka nevojë të njoftojë komandantin e KFOR-it për të gjitha lëvizjet e saj nëpër Kosovë.

GRANDEMALL

Por siç e bëri të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në vizitën e tij në Kosovë nëntorin e kaluar:“Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës dhe nga respektimi i angazhimeve ekzistuese. Çdo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pajtimin e KFOR-it; dhe presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinar, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollar amerikane.

Aksioni i i policisë së Kosovës erdhi një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.